Osmani pret Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Jean Marie Speich – theksohet thellimi i raporteve

19:33 | 28 Mars 2024
osmani-pret-delegatin-apostolik-te-selise-se-shenjte-per-kosoven,-jean-marie-speich-–-theksohet-thellimi-i-raporteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich.

Raportet në mes të dyja vendeve kanë qenë temë e diskutimit në mes tyre, njofton presidenca.

Presidentja është shprehur e lumtur për gatishmërinë e Selisë së Shenjtë që t’i ofrojë Kosovës prani të përhershme në Vatikan, nëpërmjet themelimit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

“Themelimi i misionit është rezultat i angazhimit tonë të përbashkët për afrimin e vendeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit të përbashkët për paqe”.

“Kosova”, tha presidentja Osmani, “ka traditë të gjatë të bashkëpunimit më Selinë e Shenjtë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë traditë të mirë të bashkëpunimit ta thellojmë edhe më tej”.

Nunci Speich e ka falënderuar Presidenten Osmani për pritjen dhe u shpreh i lumtur që raportet e Selisë së Shenjtë me Kosovën janë thelluar ndjeshëm.

Sipas tij, themelimi i Misionit të Kosovës në Vatikan është hap i rëndësishëm për raportet mes dy vendeve.

Komento: