Osmani pret në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelajn, diskutuan për situatën në vend

20:47 | 26 Dhjetor 2023
osmani-pret-ne-takim-avokatin-e-popullit,-naim-qelajn,-diskutuan-per-situaten-ne-vend
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelajn.
Në këtë takim është diskutuar për sa i përket të drejtave të njeriut.
“Me këtë rast, Avokati i Popullit e njoftoi Presidenten Osmani për rastet më të shpeshta që adresohen në këtë institucion sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, ndërkohë që u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të garantimit të të drejtave të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, presidentja Osmani është informuar edhe për analizën që e ka bërë ky institucion rreth Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkitazi me barazinë gjinore, çështje, të cilën Avokati i Popullit e ka ngritur edhe në takimin e fundit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Presidentja dhe Avokati i Popullit poashtu diskutuan edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet homologe në vende të tjera, si dhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Komento: