Osmani pret në takimin Nagavcin, bisedojnë për sfidat në arsim

09:24 | 30 Dhjetor 2023
osmani-pret-ne-takimin-nagavcin,-bisedojne-per-sfidat-ne-arsim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur gjatë javës në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Sipas një komunikate nga presidenca, Osmani dhe Nagavci diskutuan për zhvillimet në këto fusha, sfidat më të shpeshta, si dhe planet për vitin e ardhshëm.

“Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të sektorit të arsimit, por edhe sektorëve të tjerë, në takim u potencua rëndësia e veçantë që luan në këtë drejtim bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinsititucional”, thuhet në njoftim.

“Në kuadër të Këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga Presidentja, janë identifikuar një sërë çështjesh që e involvojnë sektorin e arsimit, prandaj gjatë takimit u diskutua për prioritetet tashmë të adresuara si dhe për planet konkrete për vitin në vijim me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore”, u tha në njoftim./Front Online

Komento: