Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me mërgimtarë në Halifax të Kanadasë.
Osmani ka thënë se ka takuar shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi me angazhimin e tyre dhe burim krenarie për atdheun.
“Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse! Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi me angazhimin e tyre dhe burim krenarie për atdheun”, ka shkruar Osmani.