Osmani: Puna e Institutit për Kri’me Lufte është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet

15:38 | 13 November 2024
osmani:-puna-e-institutit-per-kri’me-lufte-eshte-angazhim-i-rendesise-historike-per-ne-si-komb-dhe-si-shtet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, Atdhe Hetemi.

Osmani ka thënë se hulumtimi i krimeve të kryera gjatël uftës është “tejet me rëndësi për t’u dokumentuar, arkivuar dhe për t’u siguruar që e vërteta të mbrohet me qëllim të vënies së drejtësisë si dhe të ruhet e të jetë në shërbim të brezave të ardhshëm”.

“Sipas Presidentes Osmani, hulumtimi i krimeve të kryera në kohë lufte, pra krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, krimet e gjenocidit, torturës dhe krimet e tjera, është tejet me rëndësi për t`u dokumentuar, arkivuar dhe për t’u siguruar që e vërteta të mbrohet me qëllim të vënies së drejtësisë, si dhe të ruhet e të jetë në shërbim të brezave të ardhshëm.”

Ajo ka shtuar se puna e institutit është angazhim i rëndësisë historike.

“Puna e Institutit është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet”, tha Osmani, duke nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet IKKL-së dhe institucioneve lokale e atyre ndërkombëtare.

Hetemi ia ka dorëzuar raportin 1 vjeçar të punës presidentes Osmani.

“Në këtë takim, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, i dorëzoi Presidentes Osmani Raportin Vjetor të Punës së Institutit, me ç’rast Presidentja ritheksoi përkrahjen e palëkundur të Presidencës për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Komento: