Osmani reagon pasi Vulin u fut nën sanksionet amerikane: Bashkë me aleatët do të luftojmë ndikimin e keqdashëve

19:13 | 11 July 2023

Vulin nën sanksionet amerikane/ Osmani: Bashkë me aleatët do të luftojmë ndikimin e keqdashëve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi SHBA-ja vendosi sanksione për Aleksandër Vulinin, shefin e BIA-s, që ka mbajtur poste të rëndësishme nën pushtetin e Aleksandër Vuçiqit.

Vulin është vendosur nën sanksione ndër tjerash edhe për kërcënimin e paqes në rajon.

Këtë lëvizje amerikane e ka përshëndetur presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës

”Vulin&co dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë. Ai i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu reg. stabiliteti. Unë përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës”, ka shkruar Osmani.

Vulin haptazi ka qenë i lidhur me Kremlinin, madje duke pasur vizita në Rusi në kulmin e pushtimit rus në Ukrainë.

Komento: