Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, që sipas presidentes kosovare është një moment historik për të gjithë Evropën.
Osmani në “X” ka shkruar se më 9 tetor 1989 triumfoi liria dhe uniteti mbi ndarjen.
“Rënia e murit ribashkoi familjet dhe një komb të ndarë, por gjithashtu frymëzoi një botë të tërë”, ka shkruar presidentja e Kosovës.
Shefja e shtetit ka thënë se rënia e Murit të Berlinit ua kujtoi të gjithëve se asnjë pengesë s’mund të pengojë lirinë.