Osmani: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, historia s’mund të rishkruhet

14:06 | 02 Maj 2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se historia s’mund të rishkruhet.

Këtë Osmani e tha deri sa morri pjesë në përvjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë.

Ajo ka thënë se kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë.

Osmani madje u shpreh se institucionet do t’u gjenden pranë të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre nga regjimi serb.

“Jemi këtu që të përkujtojmë 116 martirë të pafajshëm, përfshirë fëmijë e nëna shtatzëna. Jam gjithashtu për t’u thënë se dhimbja që keni përkujtuar atë ditë, është dhimbje e gjithëmbarshme. Masakra ishte organizuar nga regjimi serb. Sot duhet t’i përkujtojmë dhunën dhe masakrën e përjetuar dhe t’i gjendemi afër të gjithë atyre që humben të afërmit e tyre.Kujtesa historike do të jetë në historinë tonë. Kjo që ka ndodhur këtu është argument se historia nuk mund të rishkruhet. Njerëz tanë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Sot si asnjëherë duhet ta themi qartë se Serbia ka kryer gjenocid, dhe paqja do të jetë e mundur vetëm kur kryerësit të dalin para drejtësisë”, ka thënë Osmani.

Më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serb 116 persona civil që ishin në kolonë për t`u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

Shumë tjerë ishin plagosur e me mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin depërtuar për në Shqipëri.

Komento: