Osmani shërohet nga COVID-19, kthehet në Presidencë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Osmani shërohet nga COVID-19, kthehet në Presidencë

13:15 | 02 Dhjetor 2020

Vjosa Osmani shërohet nga COVID-19, kthehet në Presidencë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është shëruar nga COVID-19 dhe tashmë është kthyer në zyre pas izolimit dyjavor.

Ajo, pas eksperiencës së saj dhe familjes me koronavirusin, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe të vazhdueshëm nga të gjithë.

“Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas eksperiencës time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdoku. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve.
Covid-19 ka lënë shume familje pa më të dashurit e tyre, i ka rrëmbyer ata padrejtësisht pa pasur mundësinë për të dhënë pershendetjet e fundit”.

Osmani, përmes një videomesazhi, ka thënë se ky fundvit duhet të na shërbejë për të kuptuar se çka çmojmë më së shumti në jetë, derisa ka shtuar “të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes”.

“Derisa bashkëndjejmë me ata që janë goditur më së shumti, inkurajojmë ata që janë në vijën e parë të frontit me virusin, e nderojmë kujtimin e atyre që nuk janë më në mesin tonë, ky fundvit le të na shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë, çka na bashkon, dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët. Të vleresojmë e të jemi falenderues për njërëzit që janë në jetët tona, e mënyra më e mirë për t’u dëshmuar dashurinë e respektin në këto kohë është duke mbajtur distancën, pastruar duart, e duke mbajtur maskën”.

“Të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes. Duke u kujdesur për veten, kujdesemi edhe për të tjerët.
Prandaj, edhe njëherë: distanca, duart, maska! Faleminderit!

Komento: