Osmani shton tek familja e Hamides, kjo është gjendja e tyre një ditë pas varrimit të saj

17:52 | 03 Dhjetor 2022

Presidentja Vjosa Osmani shkon te familja e shtatzënës së vrarë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron këto momente në familjen e shtatzënës së vrarë, Hamide Magashit, në Lugaxhi të Lipjanit.

Gruaja shtatzënë e cila është vrarë para dy ditësh para Klinikës së gjinekologjisë, është varrosur dje në varrezat e fshatit.

Në varrim morën pjesë qindra qytetarë, ndër to edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kujtojmë se shtatzëna është qëlluar nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes.

Dorasi, Sokol Halili ka bërë dje vetvrasje, gjatë negocimit me forcat policore, në Shtime.

Komento: