
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani refuzon të deklarohet për çështjen e zgjedhjes së presidentit/e, duke kërkuar që të respektohet epopeja e UÇK-së.
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit/es, është sot deri në ora 23:59, ndërkohë që deri më tani është vetëm një kandidat për president, e që është Glauk Konjufca nga radhët e LVV-së, por jo i mjaftueshëm sa për t’u mbajt dhe një seancën në të cilën do të votohej. Krejt kjo pasi që për tu thirr një seancë duhet të jenë dy kandidatë, por që asnjëra parti opozitare, PDK dhe LDK nuk i kanë numrat për të arritur 30 nënshkrime.
Por kur u pa që që s’ka të tillë numra, gjë që dihej qysh në fillim, LVV doli në konferencë në media, ku shefja e GP të tyre, Arbërie Nagavci tha se ata i kanë ofruar Osmanit nënshkrimet e deputetëve të tyre në mënyrë që të shpall kandidaturën për presidente, por që ajo kishte refuzuar. Këtu i menjëhershëm ishte dhe reagimi nga presidenca, nga ku u tha se kjo është një gënjeshtër, dhe se kjo nuk përfundoi me kaq. VV e sfidoi Osmanin që, përtej 30 nënshkrimeve mund t’ia jap edhe 3 nënshkrime më shumë sesa kandidatit të tyre Konjufcës.
Osmani pritet të deklarohet pasdite për media, por nuk u thënë ora.