Osmani takohet Kongresmenin republikan Keith Self: Një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e ShBA-ve

12:33 | 11 Maj 2024
osmani-takohet-kongresmenin-republikan-keith-self:-nje-ze-i-fuqishem-i-mbrojtjes-se-aleances-mes-kosoves-e-shba-ve

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin republikan Keith Self, gjatë vizitës që po zhvillon në Teksas.

Osmani ka thënë se Self është një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan, raporton Express.

“Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë ta takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani.

Komento: