Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

10:38 | 24 November 2024
osmani-takohet-me-admiralin-bauer:-nato-mbetet-aleat-i-pazevendesueshem,-anetaresimi-eshte-prioritet-strategjik-per-kosoven

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Kanda, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Në kuadër të këtij forumi, Osmani ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Gjatë këtij takimi, Osmani theksoi rëndësinë e pranisë së NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë e vendit.

“Prania e NATO-s nëpërmjet KFOR-it ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë e Kosovës, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike”,tha Osmani gjatë takimit.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtoi se angazhimi i Aleancës është kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me NATO-n.

Komento: