Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, Presidenca jep detaje mbi takimin

22:29 | 03 Qershor 2022

Sot e parja e shtetit është takuar me ambasadorin amerikan.

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, shkruan Reporteri.net.

Për këtë takim ka njoftuar Presidenca, përmes një postimi në faqen zyrtare,

Sipas ZPRK’së, ata kanë folur për punën e dialogut.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm në mes Kosovës dhe SHBA-ve. Me ambasadorin amerikan, Presidentja Osmani ka ngritur çështjen e dialogut strategjik në mes Kosovës dhe SHBA-ve”, thuhet në postim.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm në mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Me ambasadorin amerikan, Presidentja Osmani ka ngritur çështjen e dialogut strategjik në mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Komento: