Osmani takohet me drejtorin e IPK-së: Puna e tyre s’është gjithmonë e lehtë, por përherë e nevojshme

18:06 | 06 Shtator 2024
osmani-takohet-me-drejtorin-e-ipk-se:-puna-e-tyre-s’eshte-gjithmone-e-lehte,-por-perhere-e-nevojshme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar dje me drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodajn.

Osmani tha se me Hodajn folën për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni, ku e para e shtetit tha se potencoi se inspektorët policorë me përgjegjësi e integritet, i shërbejnë shtetit.

“Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por është përherë e nevojshme. Puna e tyre për mbikëqyrjen e policisë është garanci dhe dobi për qytetarët, institucionet dhe shtetin”, tha Osmani.

Komento: