Osmani takohet me Hovenierin, flasin për çështjet e sigurisë e investimet amerikane

20:38 | 25 October 2024
osmani-takohet-me-hovenierin,-flasin-per-ceshtjet-e-sigurise-e-investimet-amerikane

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Bëhet e ditur se Osmani e Hovenier folën për zhvillimet e fundit në vend, teksa u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.

“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Komento: