Osmani takohet me Klakoçar-Zupançiq: Sllovenia është mbështetëse e të ardhmes sonë euroatlantike

19:42 | 01 Korrik 2024
osmani-takohet-me-klakocar-zupanciq:-sllovenia-eshte-mbeshtetese-e-te-ardhmes-sone-euroatlantike

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar se çfarë ka diskutuar sot në takimin që e pati me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Sllovenia është aleate dhe mbështetëse e palëkundur e të ardhmes sonë euroatlantike.

Sot kisha nderin të takoj Kryetaren e Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, me të cilën diskutuam forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë dhe aleancës së fortë midis dy shteteve tona”, ka thënë Osmani.

Komento: