Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kongresistin republikan Keith Self.
Osmani ka thënë se me Self ka folur për bashkëpunimin bilateral e zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, duke shtuar se Kosova historikisht ka arritur suksese të mëdha falë mbështetjes dhe miqësisë së fortë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova historikisht ka arritur suksese të mëdha falë mbështetjes dhe miqësisë së fortë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe gjithnjë edhe më të të afërt, mund të hapim shumë kapituj të rinj në dobi të të dyja vendeve. ”, ka shkruar Osmani.