Osmani takohet me Metsolën, publikon pamje ku në sfond shihet fotografia e Rugovës

16:08 | 04 Dhjetor 2024
osmani-takohet-me-metsolen,-publikon-pamje-ku-ne-sfond-shihet-fotografia-e-rugoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me  Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metosla.

Këtë e ka bërë të ditur Presidentja e vendit përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetin e saj ‘Facebook’, pamje nga këndi ku është e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Me miken e Kosovës, Presidenten Metsola, sot në Parlamentin Evropian – aty ku u hapën dyert e para për Kosovën”, shkroi Osmani.

Osmani në Bruksel më herët është takuar edhe me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. /FrontOnline/

Komento: