Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me udhëheqësit e UNICEF-it në Kosovë, ku tha se riafirmuan se e ardhmja e fëmijëve është e ndërlidhur me kujdesin për planetin.
Osmani tha se deri në vitin 2025, 140 milionë fëmijë në mbarë botën parashihet të përballen me varfërinë, zhvendosjen dhe sfidat e shëndetit mendor për shkak të ndryshimeve klimatike.
“Kjo nuk është më vetëm një krizë mjedisore, por një krizë humanitare. Të rinjtë dhe fëmijët tanë janë pasuria më e vlefshme e Kosovës dhe duke i vendosur ata në qendër të politikave tona, ne mund të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme”, tha Osmani.