Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, në margjinat e samitit të Komuniteti Politik Evropian.
“E informova për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.
E para e shtetit po ashtu tha se biseduan për rolin e mërgatës në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
“Diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy shteteve tona”, përfundoi Osmani.