Osmani takohet me sekretarin Blinken

23:02 | 02 June 2022

Bujar Osmani, është takuar me Blinken.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pas takimit, Osmani ka thënë se ka qenë nder i veçantë të takohet me sekretarin Blinken.

“Falënderim i veçantë për dialogun e shkëlqyer strategjik, që po zhvillohet sot në Uashington nën patronazhin e Stejt Departamentit.

Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hy në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë”, ka shkruar ai.

Osmani ka theksuar se SHBA-ja mbështet pa mëdyshje integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit.

“Si aleatë të NATO-s i ndajmë principet dhe vlerat bashkëkohore demokratike dhe e dënojmë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar ai.

Komento: