Osmani takohet me studentët shqiptarë në ShBA, i’u premton mbështetje

13:56 | 23 Shtator 2023
osmani-takohet-me-studentet-shqiptare-ne-shba,-i’u-premton-mbeshtetje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me studentët shqiptarë në Universitetin Columbia në Nju Jork.

Përmes një postimi në platformën X, Osmani ka premtuar mbështetje për studentët.

“Studentët tanë janë shtylla kurrizore e së ardhmes sonë. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë që secili prej tyre të ketë mundësinë të shkëlqejë dhe të dhurojë”, ka shkruar Osmani.

Ajo mes tjerash thekson se “kur mendjet tona të reja lulëzojnë, Kosova lulëzon”./Front Online

 

Komento: