Osmani takohet nesër me Kryediplomatin grek

21:45 | 07 Qershor 2022

Nesër Vjosa Osmani do ta ketë një takim interesant.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet nesër me Kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet në orën 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, para një jave deklaroi se njohja e Kosovës nga Greqia nuk është e largët.

Deklarata e tij erdhi pasi ai takoi në Athinë, kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Konstantinos Tasoulas.

“Pas takimit me presidentin e Greqisë Tasoulas, u binda që njohja nuk është shumë e largët e këtj shteti për Republikën e Kosovës”, tha Konjufca.

Më tej, Konjufca foli edhe për raportet në mes të këtyre dy shteteve.

“Sa i përket relacioneve ndërshtetërore ne me Greqinë kemi relacione gjithçka përmos formalizimit të njohjeve. Pra nëse e sheh se si ata pranojnë edhe institucionet dhe ata përfaqësuesit shtetëror më të rëndësishëm të shtetit të Greqisë vijnë në Kosovë dhe ne i presim me pritje shtetërore, me të gjitha procedurat që i ka pritja shtetërore dhe këtë nuk e kanë problem si përfaqësues të institucioneve të Greqisë. Në anën tjetër e kemi zyrën tonë, që në çdo aspekt funksionon si Ambasadë përveç që nuk quhet Ambasadë dhe pastaj kjo implikon edhe disa le të themi, pasoja tjera, mirëpo edhe ata e kanë përfaqësuesin e tyre në Kosovë të cilit ne i themi Ambasador, ata nuk e quajnë ambasador por ne kështu i themi për shkak se e dijmë që një ditë do të kemi Ambasadën dhe të gjitha këto, gjithmonë përpiqemi që nëpërmjet bashkëpunimit, përmes afrimit në mes të shteteve tona të vijmë deri te hapi i fundit e që është njohja formale e Republikës së Kosovës nga ana e Greqisë”, tha Konjufca.

Komento: