Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e NATO-s Ruge: Folëm për rrugën e Kosovës përpara, në forcimin e sigurisë

21:08 | 24 November 2024
osmani-takoi-ndihmes-sekretarin-e-nato-s-ruge:-folem-per-rrugen-e-kosoves-perpara,-ne-forcimin-e-sigurise

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Në një postim në Facebook ajo ka theksuar se kanë diskutuar për rrugën e Kosovës në forcimin e sigurisë e stabilitetit.

“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

 

 

Komento: