Osmani takon ambasadorin gjerman flasin për reformat në fushën e sundimit të ligjit

17:49 | 15 Shkurt 2022

Presidentja Osmani takon ambasadorin Rohde flasin për reformat në fushën e sundimit të ligjit.

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i cili ia ka dorëzuar shefes së shtetit telegramin e urimit të presidentit gjerman për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Siç njofton zyra për media e Presidencës në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në vend.

“Ambasadori Rhode ia ka dorëzuar Presidentes Osmani telegramin e urimit të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Kosovës. Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon. Palët diskutuan edhe për punën e institucioneve të Kosovës të cilat kanë realizuar reforma përmbajtësore në fushën e sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Rohde ka vlerësuar përparimin e dukshëm në luftën kundër korrupsionit. U diskutua se me parametra të tillë, të cilët ndihmojnë në forcimin e rendit dhe të ligjit, krijohen kushte për investitorë të jashtëm.

Komento: