Osmani takon ambasadorin turk: Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në NATO

13:08 | 08 Shtator 2023
osmani-takon-ambasadorin-turk:-shpreha-mirenjohjen-per-mbeshtetjen-e-fuqishme-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato

Presidentja e Republikës së Kosovës ka treguar se gjatë qëndrimit të saj në Bruksel dje është takuar edhe me ambasadorin e Turqisë në NATO, Zeki Levent Gumrukcu.

Osmani ka thënë se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Turqisë për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Diskutuam paqen dhe stabilitetin rajonal dhe përpjekjet për të ruajtur arritjet tona të përbashkëta”, ka thënë shefja e shtetit.

Komento: