Osmani takon homologen sllovene, flasin për sigurinë dhe integrimin euroatlantik

17:08 | 19 December 2024
osmani-takon-homologen-sllovene,-flasin-per-sigurine-dhe-integrimin-euroatlantik

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot e ka zhvilluar një drekë pune me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar.

Pas takimit, Osmani u shpreh se Sllovenia mbetet një nga aleatët më të ngushtë të vendit tonë.

Ajo njoftoi se në këtë takim u diskutua për sigurinë dhe integrimin euroatlantik dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

” I shpreha mirënjohjen për kontributin e trupave sllovene në kuadër të KFOR-it, të cilët Presidentja Musar i vizitoi mbrëmë me rastin e festave të fundvitit”, tha Osmani.

Komento: