Osmani takon homologun nga Kenia, flasin për avancimin e raporteve mes dy shteteve

10:02 | 17 Qershor 2024
osmani-takon-homologun-nga-kenia,-flasin-per-avancimin-e-raporteve-mes-dy-shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, është takuar me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, njofton Klankosova.tv.

Këtë e ka bërë të ditur vetë e para e shtetit përmes një postimi në rrjete sociale ku ka postuar edhe disa fotografi.

Në takim, Osmani dhe Ruto diskutuan për avancimin e raporteve mes dy shteteve.

“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar presidentja.

Komento: