Osmani takon Hovenierin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare

18:20 | 30 Nëntor 2023
osmani-takon-hovenierin,-flasin-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-institucione-nderkombetare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ata kanë biseduar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencës./Front Online

Komento: