Osmani takon këshilltarin për siguri të presidentit Biden, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së

18:00 | 16 Qershor 2024
osmani-takon-keshilltarin-per-siguri-te-presidentit-biden,-flasin-per-rritjen-e-bashkepunimit-mes-kosoves-dhe-shba-se

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

E para e vendit e ka cilësuar takim të rëndësishëm.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë,” shkruan Osmani.

Komento: