Osmani takon kryediplomatin kolumbian: Si Kosova ashtu edhe Kolumbia e njohin dhimbjen e dhunës seksuale gjatë luftës

11:38 | 26 November 2024
osmani-takon-kryediplomatin-kolumbian:-si-kosova-ashtu-edhe-kolumbia-e-njohin-dhimbjen-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.

Ajo po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kolumbi.

“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës. Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar Osmani.

Komento: