Osmani takon kryeministren e Danimarkës, diskuton për zhvillimet e fundit në Kosovë

12:36 | 02 Dhjetor 2023
osmani-takon-kryeministren-e-danimarkes,-diskuton-per-zhvillimet-e-fundit-ne-kosove

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.

Osmani gjithashtu ka theksuar se Danimarka është një mike e vlefshme për Kosovën.

“Kënaqësi të bisedoj me Kryeministrin daneze Mette Frederiksen gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon. Danimarka është një mik i vlefshëm për Kosovën dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.

Osmani më herët është takuar edhe me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, të cilin tha se e ka informuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Komento: