Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Francë, me rastin e Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë.
Atje, Osmani u takua me liderë botërorë, ku dhe ndau foto nga këto takime, përcjell Klankosova.tv.
Në Francë, e para e vendit u prit nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo.