Osmani takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, flasin për bashkëpunim midis dy vendeve

09:26 | 02 Qershor 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković.

Pas takimit Osmani përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se kjo vizitë dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon

‘’Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon’’, ka shkruar Osmani.

Komento: