Osmani takon presidentin e Mauritanisë, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve

20:52 | 20 Shtator 2023
osmani-takon-presidentin-e-mauritanise,-diskutuan-per-mundesite-e-bashkepunimit-mes-dy-vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim presidentin e Republikës Islamike të Mauritanisë,  Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

Sipas njoftimit për medie, në takimin me presidentin El Ghazouani, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen për Kosovën ndër vite, si dhe theksoi rëndësinë e thellimit tutje të marrëdhënieve bilaterale.

U diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët./Front Online

 

Komento: