Osmani thotë se gjuha maqedonase do të jetë e barabartë me gjuhët tjera në BE – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Osmani thotë se gjuha maqedonase do të jetë e barabartë me gjuhët tjera në BE

18:36 | 02 Korrik 2022

Maqedonia e Veriut, po synon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Duke marrë parasysh konsultimet e deritanishme, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, do t’i propozojë qeverisë pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për vazhdimin e integrimit tonë evropian, deklaroi ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Bujar Osman.

Konsultimet po zhvillohen në atmosferë mjaft pozitive, ku në mënyrë të detajuar po analizohet propozimi francez.

”Grupe dhe individë të ndryshëm fokusohen në çështje thelbësore që janë të rëndësishme për qytetarët dhe për procesin e ardhshëm të negociatave: gjuha maqedonase do të bëhet gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, e formuluar qartë dhe pa asnjë vërejtje apo shpjegim të specifikuar në kornizën e negocuese”, shtoi ai.

”Protokolli, si dhe pjesa që i referohet çështjeve historike, mbeten në sferën e marrëdhënieve bilaterale dhe nuk janë pjesë e kornizës negociuese. Miratimi i këtij propozimi do të nënkuptojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, fillimin e procesit të skriningut – në thelb, hapjen e negociatave me kapacitet të plotë – dhe menjëherë!”, shkruan në Osmani në profilin e tij në Facebook.

”Procesi i konsultimit vazhdon mes qeverisë dhe institucioneve të tjera, grupeve të interesuara dhe publikut të gjerë, pas së cilës qeveria do të marrë vendimin përfundimtar”, theksoi ai.

Komento: