Osmani tregon arritjen në politikën e jashtme: I kemi rritur dukshëm takimet me Irlandën

21:41 | 20 Korrik 2024
osmani-tregon-arritjen-ne-politiken-e-jashtme:-i-kemi-rritur-dukshem-takimet-me-irlanden

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka treguar se ka “rritje të dukshme të takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve” mes Kosovës dhe Irandës; dhe këtë gjë e dha për dëshmi dhe “shenjë të qartë” se marrëdhëniet bilaterale janë të miraë.

“Në Samitin e EPC-së, në takimin me Kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale”, ka shkruar Osmani.

Komento: