Osmani tregon se për çka s’po pajtohet me Kurtin

12:18 | 21 Dhjetor 2023
osmani-tregon-se-per-cka-s’po-pajtohet-me-kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës. Nga ajo që shihet në video, Osmani dhe Kurti shfaqen të jenë me të tensionuar se zakonisht.

E pyetur për këtë pas përfundimit të takimit, Osmani tha se diskutimi ka qenë për zgjedhjet e përgjithshme, raporton Ekonomia Online.

“Për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, tha Osmani.

Komento: