Osmani udhëton për në Gjermani, takohet me Steinmeierin

09:25 | 01 Tetor 2024
osmani-udheton-per-ne-gjermani,-takohet-me-steinmeierin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, ku do të takohet me homologun e saj gjerman, Frank Walter-Steinmeier.

E para e shtetit do të ketë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë, teksa do të marrë pjesë edhe në edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin.

“Presidentja Osmani do të jetë  folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Osmani, vizitën zyrtare në Gjermani me ftesë të Steinemierit e pati realizuar në shtator të vitit 2021, ku ishte pritur me nderime ushtarake.

Komento: