Osmani: Ulpiana zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë

16:31 | 14 Gusht 2023
osmani:-ulpiana-zbulon-thesaret-e-fshehura-te-se-kaluares-sone

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë. Osmani tha se çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.

“Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Sipas saj zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë antikitetit të vonë-mesjetës së hershme.

Komento: