Osmani: Urgjentisht duhet të ndërprehet përdorimi i këtij doracaku dhe të hiqet lënda e edukimit sek*sual në shkolla

11:38 | 15 November 2024
osmani:-urgjentisht-duhet-te-nderprehet-perdorimi-i-ketij-doracaku-dhe-te-hiqet-lenda-e-edukimit-sek*sual-ne-shkolla


Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit, ka kritikuar ashpër doracakët për edukimin seksual të publikuar nga Ministria e Arsimit, duke i cilësuar si të papërshtatshëm dhe të dëmshëm për fëmijët

Unë mendoj që ky doracak është absolutisht i pa përshtatshëm dhe nuk përkon as me qëllimet edukative e as me aspektin pedagogjik të edukimit të fëmijëve”, tha Osmani për Front Online.

Sipas tij, këta doracakë kanë si agjendë shkatërrimin e rinisë ndaj edhe mendon që janë të dëmshëm.

Faktikisht kjo është një agjendë përmes së cilës tentohet edhe të punohet në degjenerimin e rinisë tonë andaj mendoj që është shumë e dëmshme për gjeneratat e reja’’, tha Osmani.

Komuna e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Skenderaj dhe Drenasi kanë bërë të ditur të enjten se e kanë ndaluar përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, shkruan Front Online.

Komento: