
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes së kryesimit të presidencës së Këshillit Evropian.
Ajo pret bashkëpunim të ngushtë me partnerët belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.
“I urojmë Belgjikës një presidencë të suksesshme të Këshillit të Evropës! Ne presim që në muajt e ardhshëm të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur synimet tona evropiane”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.
Belgjika, vendi në të cilin edhe ndodhet selia e Bashkimit Evropian, dhe i cili ishte i pari që kishte rolin e kryesuesit kur ky sistem u vendos, do të kryesojë për të 13-tën herë me radhë.
Ky kryesim i Belgjikës ndodh në një moment kyç për BE-në, pasi nga fundi i kësaj presidence, në mes të datave 6 dhe 9 qershor, do të zhvillohen zgjedhjet evropiane.
We wish Belgium a successful Presidency of the @EUCouncil!
We look forward to working closely with our Belgian partners in the upcoming months to advance Kosovo’s EU membership forward and to meet our shared @EU2024BE objectives.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2024