Osmani uron besimtarët e fesë islame për muajin e Ramazanit

19:13 | 01 Prill 2022

Nesër nis muajin e Ramazanit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e fesë islame për fillimin e muajit të Ramazanit, shkruan Reporteri.net.

Me anë të një postimi në Facebook Osmani ka shkruar se muaji i Ramazanit është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, kështu për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për të shpërfaqur shpirtin solidar, që siç thotë Osmani ta ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj.

“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, dua t’i uroj të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit. Ky muaj, sikurse edhe çdo ditë, është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, dua t’i uroj të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit. Ky muaj, sikurse edhe çdo ditë, është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj.

Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar.

Të dashur besimtarë, le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit!

Komento: