Osmani uron Gashin: Shqiptarët në Maqedoni, kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj

22:09 | 28 Maj 2024
osmani-uron-gashin:-shqiptaret-ne-maqedoni,-kontribuues-kyc-per-perspektiven-evropiane-te-saj

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për zgjedhjen në këtë pozitë.

Në urimin e saj, Osmani thotë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e vendit “ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj”.

“Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim. I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme”, tha Osmani.

Afrim Gashi është zgjedhur sot kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut.

Ai u zgjodh me 76 vota pro dhe gjashtë kundër dhe asnjë abstenim.

Gashi është pjesë e koalicionit VLEN.

 

Komento: