Osmani uron homologun e saj për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë

12:37 | 03 Tetor 2023
osmani-uron-homologun-e-saj-per-diten-e-bashkimit-te-gjermanise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun gjerman për Ditën Kombëtare të Gjermanisë.

Ajo, me anë të një cicërimi në X, ka thënë kjo ditë shënon rëndësinë e lirisë dhe demokracisë.

“Urime Presidentit Steinmeier dhe miqve dhe aleatëve tanë në Gjermani për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë!”

“Ky rast i rëndësishëm na kujton rëndësinë e mbrojtjes së lirisë, lirisë dhe demokracisë – vlera që vazhdojnë të bashkojnë vendet dhe popujt tanë”, ka thënë Osmami.

Komento: