Osmani uron Krishtlindjet Ortodokse: Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Krishtlindjet Ortodokse.
Osmani ka thënë se festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve.
“Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë!. Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja”, ka thënë Osmani.
“Festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve”.
“Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo. Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju! Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!”.