Osmani uron Pashkët, thotë se personifikojnë dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin

09:33 | 31 Mars 2024
osmani-uron-pashket,-thote-se-personifikojne-dashurine-dhe-sakrificen-per-njerezimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Pashkëve Katolike.

Osmani është shprehur se kjo festë personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin, njofton Klankosova.tv.

“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi”, u shpreh presidentja.

“Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët!”.

Komento: