Osmani uron Ramazanin: Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane e respektin e ndërsjellë

20:33 | 10 Mars 2024
osmani-uron-ramazanin:-forca-e-njeriut-qendron-ne-durimin,-veprat-humane-e-respektin-e-ndersjelle

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan.

Ajo ka thënë se forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë.

“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje”.

“Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndërnjerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, ka shkruar Osmani.

Komento: