Osmani uron SHBA-të për 4 korrikun: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!

09:57 | 04 Korrik 2024
osmani-uron-shba-te-per-4-korrikun:-aleance-qe-vazhdon-t’i-mbijetoje-kohes-dhe-sfidave!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar SHBA-të me rastin e  248 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Osmani, ka shkruar se sot feston populli amerikan e krahas tij edhe ai kosovar, duke thënë se ditë si kjo kujton vlerat dhe idealet mbi të cilat është ndërtuar aleanca me SHBA-në.

Postimi në Fb:
Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave! 🇽🇰🇺🇸

Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!

Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!

Komento: